Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Policia: Kërcënimi i sotëm për bombë në Kuvend dyshohet se erdhi nga Serbia

Policia: Kërcënimi i sotëm për bombë në Kuvend dyshohet se erdhi nga Serbia

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim të ri rreth kërcënimit të sotëm përmes telefonit, ku u alarmua rrejshëm se ishte vendosur një bombë në Kuvendin e Kosovës.

Policia ka deklaruar se sipas hetimeve të kryera, dyshohet se numri i telefonit është nga Serbia.

“Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje PK njofton se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të  vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore,  përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim.