Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > 97 vjet nga lindja e kompozitorit Çesk Zadeja, një nga themeluesit e muzikës klasike shqiptare

97 vjet nga lindja e kompozitorit Çesk Zadeja, një nga themeluesit e muzikës klasike shqiptare

Çesk Zadeja lindi më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër, në një familje qytetare.

Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës.

Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova.

Që në vegjëli, në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Shfaqi që herët talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, me kompozitorin Umberto Semproni.

Ai ishte i njohur për kompozimet e tij, sikurse “Suita e Veriut”, “Suitë korale”, “Skica simfonike”, Poema vokale” etj, derisa ishte dekoruar edhe me “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Vdiq në Romë, më 15 gusht 1997.

Themes by WordPress