90 për qind e fëmijëve në Gaza, kanë vuajtur nga mungesa e ushqimit, gjatë 12 muajve të fundit.
Kështu tha Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS).
“Vuajtjet njerëzore nuk duhet të normalizohen kurrë. Ne duhet të punojmë për t’i dhënë fund kësaj krize të vazhdueshme”, shkroi ajo në X.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) të premten tha se asnjë ushqim nuk ka hyrë në veri të Gazës që nga fillimi i tetorit, duke vënë 1 milion njerëz në rrezik për të mbetur të uritur, raporton CNN.
Të mërkurën, WFP tha në një raport se ndihma që hyn në Rripin e Gazës ka rënë në nivelin e saj më të ulët në muaj, duke e detyruar organizatën të ndalojë shpërndarjen e pakove ushqimore në tetor.