Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Sot mbahet seanca për marrëveshjen e fajësisë për Igor Popoviqin

Sot mbahet seanca për marrëveshjen e fajësisë për Igor Popoviqin

Gjykata Themelore në Prishtinë do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore ku do të shqyrtohet marrëveshja e arritur mes Prokurorisë Speciale dhe Igor Popoviq për pranimin e fajësisë.

Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka pranuar fajësinë për veprën penale që i ngarkohet.

Marrëveshja e dorëzuar nga Prokuroria në gjykatë do të vlerësohet nga trupi gjykues, i cili më pas do të vendosë për miratimin ose refuzimin e saj.

Ai u arrestua muajin e kaluar nga Policia e Kosovës pas një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku, sipas aktakuzës, kishte përdorur gjuhë nxitëse kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komuniteteve të tjera etnike.