Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Selmanaj për Prizrenin: Mund ta ndalim zhvatjen, nuk vij me premtime boshe

Selmanaj për Prizrenin: Mund ta ndalim zhvatjen, nuk vij me premtime boshe

Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit ka konfirmuar kandidaturën e tij

Selmanaj ka thënë se Prizreni meriton më shumë, se meriton punë të ndershme e zhvillim.

“Ju premtoj se LDK në nuk do vij me premtime boshe. Por do vij me zemër të hapur dhe me besimin se, po – mundemi bashkë! Mundemi të qeverisim me ndershmëri dhe pa korrupsion, mund ta ndalim zhvatjen, dhe ta kthejmë Prizrenin në qytetin që ia vlen të rritësh fëmijët.”, ka shkruar ai.

Ai ka premtuar zhvillim të turizmit e rritje të mirëqenies për qytetarët.

“Mundemi të bëjmë që të rinjtë të mos largohen nga ky vend, por të kenë arsye të qëndrojnë, të punojnë, të ëndërrojnë këtu. Mundemi të mbështesim bujqit, artizanët, bizneset e vogla – sepse aty rreh zemra e ekonomisë së vërtetë.”, ka potencuar tutje Selmanaj.