Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KFOR-i nga ajri ndihmoi në shuarjen e zjarreve në Kosovë, hodhi mbi 43 mijë litra ujë

KFOR-i nga ajri ndihmoi në shuarjen e zjarreve në Kosovë, hodhi mbi 43 mijë litra ujë

Trupat e aviacionit amerikan të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje, vazhdojnë të ndihmojë Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës në luftimin e zjarreve që kanë prekur pjesë të ndryshme të rajonit.

Dy ekipe kanë kryer hedhje të shumta uji nga ajri mbi rajonet e prekura nga zjarret, duke punuar për të kontrolluar flakët që kërcënonin popullsinë civile dhe infrastrukturën lokale.

“Gjatë një periudhe dy-orëshe, ekipet kompletuan 18 hedhje uji, duke shpërndarë më shumë se 43,500 litra ujë në zonën e prekur”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

“Përpjekje të tilla nxjerrin në pah aftësinë e reagimit të shpejtë të KFOR-it dhe përkushtimin e tij të palëkundur për të mbrojtur popullsinë lokale dhe për të ndihmuar autoritetet e emergjencave civile gjatë kohërave të krizës”, njoftohet tutje.