Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > I dyshuari për sulm ndaj KFOR-it po qëndronte në Serbi, u arrestua me të hyrë në Kosovë

I dyshuari për sulm ndaj KFOR-it po qëndronte në Serbi, u arrestua me të hyrë në Kosovë

Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Lj.M, I dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it para objektit të komunës në Zveçan, në trazirat e 29 majit të vitit 2023.

Policia ka deklaruar se i dyshuari po qëndronte e punonte në Serbi, teksa është arrestuar sapo ka hyrë në Kosovë.

“Lidhur me rastin është informuar Prokuroria Speciale dhe në koordinim me Prokurorinë Speciale, duke konsideruar peshën e veprave të kryera dhe rrezikun potencial për arratisje pasi që i dyshuari punon dhe qëndron në Serbi, si dhe mundësinë për manipulimin apo zhdukjen e provave, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime për ndalimi i tij si dhe sigurimin e prezencës së tij në procedurën penale që zhvillohet ndaj tij, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu PK ka bërë të ditur se ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësinë e provave materiale ka gjetur dhe konfiskuar uniforma ushtarake, telefon e USB.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një telefon uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një ‘maicë’ me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike.”, vijon komunikata.

Siç njoftoi Prokuroria edhe më herët, ndaj të dyshuarit Lj.M është iniciuar rast në drejtim të katër veprave penale, ndërsa është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe të përkthyesit dhe me vendim të prokurorit të është dërguar në mbajtje për 48 orë. Poashtu me vendim të prokurorit është inicuar rasti për veprat penale : ‘Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës’., ‘Rrezikim i personave nen mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Sulm ndaj personit zyrtarë’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që krye vepra penale dhe huliganizëm’.”, thuhet në njoftim.