Ministrja në detyrë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari është ankuar për sjelljen e një gazetari ndaj saj.
Ajo tha se gazetari pa u prezantuar kush është dhe kë e përfaqëson, ia zuri rrugën në shesh dhe e pyeti për mosnënshkrimin e një kontrate me një operator ekonomik.
“Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me shumë funksione, janë shumë kontrata të nënshkruara me operatorët ekonomik, andaj unë nuk e kisha parasysh se për çfarë kontrate bëhej fjalë.”, shkroi Hajdari.
Tutje ajo tha se gazetari e pengoi gjatë ecjes së saj nëpër shesh, deri te Ndërtesa e Qeverisë.
“Kjo padyshim që s’ka të bëj asgjë me gazetarinë etike e profesionale.”, shkroi Hajdari.