Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Goditet krimi financiar në Han të Elezit: Sekuestrohen mbi 16 mijë franga të dyshuara false, arrestohet një person

Goditet krimi financiar në Han të Elezit: Sekuestrohen mbi 16 mijë franga të dyshuara false, arrestohet një person

Policia ka bërë të ditur se dje në ora 21:15 ka ndalur në pikën kufitare të Hanit të Elezit-hyrje një veturë Audi, e cila drejtohej nga një shtetas maqedonas.

Gjatë kontrollës, policia ka vërejtur plot qese plastike të mbushura me monedha metalike.

Si rrjedhojë, policia njofton se ka sekuestruar mbi 16 mijë franga, të dyshuara si të falsifikuara.

“Pas inventarizimit paraprak, rezulton se janë sekuestruar gjithsej 8,076 monedha x 2 CHF = 16,152 CHF, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara.”, thuhet në njoftim.

I dyshuari ndërkohë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe është iniciuar rasti penal për “Falsifikim të parasë”.

Vetura si dhe monedhat e dyshuara janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar njësisë kompetente të hetimeve rajonale për procedura të mëtejme hetimore dhe procedurale.”, ka njoftuar PK-ja.