Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kosova-Zvicra, formacionet e mundshme

Kosova-Zvicra, formacionet e mundshme

 

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Fadil Vokrri” i Prishtinës do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Zvicrës.

Kjo përballje i takon raundit të pestë të fazës së grupeve të kualifikimeve të Kampionatit Evropian Euro 2024.

“Dardanët” pas katër ndeshjeve renditen në pozitën e pestë në Grupin I me tre pikë të arkëtuara, krahas Zvicrës së Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, që zë pozitën e parë në kuotën e 10 pikëve.

Zvicra dhe Kosova janë përballur vetëm një herë në mars të vitit të kaluar, me miqësoren që përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Trajneri i Kosovës, Primozh Gliha, pritet të qëndrojë me formacionin 4-2-3-1, me kapitenin dhe mbrojtësin e Napolit, Amir Rrahmani, që do t’i bashkohet në katërshen e mbrojtjes Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada.

Në mesfushë mund të startojë Florent Muslija, së bashku me Dresevic e Fazlijin.

Muriqi, i cili ka shënuar 24 gola në 48 paraqitje ndërkombëtare, do të jetë në krye të sulmit, së bashku me Edon Zhegrovën e Milot Rashicën.

Ndërkaq te Zvicra titullarë pritet të jenë yjet me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Kosova (4-2-3-1): Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Dresevic, Fazliji; Zhegrova, Muslija, Rashica; Muriqi

Zvicra (4-3-3): Sommer; Fernandes, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Freuler, Zakaria, Xhaka; Shaqiri, Amdouni, Vargas

/TV Arbëria

Powered by WordPress