Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në “Pressing të T7, ka thnëë se kur ka qenë në Lëvizje Vetëvendosje ka pasur kohë kur “gjysma e familjes nuk i ka folur”.
Kjo bëri që ta nxiste reagimin e gazetarit Ilir Mirena, i cili kërkoi të bëjë më shumë për çështjen opozitar në raport me pushtetin e Albin Kurtit.
Por Ahmeti tha se ai kaq mund të bëjë, të dalë në televizion, pasi shtoi se nuk dëshiron të hyjë në politikë.
Pjesë nga debati mes Ahmetit dhe Mirenës:
Ahmeti: Veëvendosja e ka pas një kohë, na shajshin. Kur kam qenë në Vetëvendosje, gjysma e familjes sime nuk më folke.
Mirena: Çfarë vuajtje keni pas ju, mos iu pafsha borxh. Familja mos me të fol, shkak i bindjes politike, e dhimbshme a.
Ahmeti: Kaniherë sakrifiko për vlerat që po do me i shty”.
Mirena: E pse s’po i shtyni këto vlera o Shpend.
Ahmeti: Çka jam duke bërë tash.
Mirena: Ti je figurë publike, fytyrë e respektune, ke qenë kryetar 8 vjet.
Ahmeti: Unë politikë s’du me hy më, unë mundem me dalë televizion edhe me thënë që jem dallash.