Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 8 të arrestuar, u gjetën duke luajtur bixhoz

8 të arrestuar, u gjetën duke luajtur bixhoz

Tetë persona u arrestuan mbrëmë në Prishtinë rreth orës 23:30 pasi që u gjetën nga Policia e Kosovës duke luajtur bixhoz.

“Janë arrestuar 8 të dyshuar meshkuj të Kosovës pasi të njëjtit janë takuar duke luajtur bixhoz.”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes policia në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe qipa të cilat shërbejnë për të luajtur bixhoz.

Por, tetë të arrestuarit u liruan me vendim të prokurorit përderisa policia njofton se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

/TV Arbëria