Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkruar se ka lënë porosi që nesër, me rastin e 8 marsit, transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat.
Veliaj tha se zonjat, nënat, vajzat japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit
Postimi i plotë:
8 Marsi, Veliaj: Kam lënë porosi që nesër transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat
Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.