Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > U aksidentua në Dubravë të Istogut para një jave, vdes 19-vjeçari

U aksidentua në Dubravë të Istogut para një jave, vdes 19-vjeçari

Ka vdekur në QKUK i riu 19-vjeçar që ishte aksidentuar në fshatin Dubravë të Istogut më 29 qershor.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e Pejës. Ai shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Ka ndërruar jetë njëri prej të aksidentuarve me datën 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Në orët e pasdites jemi njoftuar se ka vdekur.  Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha ai.