Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Shtime: Kërkohet caktim i paraburgimit për një të mitur, dyshohet se dhunoi seksualisht një të mitur tjetër

Shtime: Kërkohet caktim i paraburgimit për një të mitur, dyshohet se dhunoi seksualisht një të mitur tjetër

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka kërkuar Gjykatës Themelore në këtë qytet, caktimin prej 30 ditësh paraburgim për një të mitur.

I njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘dhunimi’, ngjarje kjo që ka ndodhur në Gllavicë të Shtimes.

“Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10.07.2025 rreth orës 13:00 në fshatin Gllavicë, komuna Shtime saktësisht në një pyll, i mituri me përdorimin e forcës, e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarin – të miturin të gjinisë mashkullore, me këtë kishte për të kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafin 4.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-se.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje, organi i akuzës ka sqaruar se që nga data 11 korrik i mituri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit për veprën penale të lartëcekur.