Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Plantacionet e kanabisit në Gjilan, konfirmohet arrestimi i kandidatit për Asamble të VV-së

Plantacionet e kanabisit në Gjilan, konfirmohet arrestimi i kandidatit për Asamble të VV-së

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Artanës, Abdyl Gashi ka konfirmuar se Rinas Zeqiri, kandidat për asamble komunale në listën e VV-së, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kultivimin e bimëve narkotike.

Arrestimi i Rinas Zeqirit bashkë me të dyshuar të tjerë, është bërë në një aksion policor në fshatin Zhegovc të Gjilanit, ku janë zbuluar disa plantacione të kanabisit.

Megjithatë, Gashi tha se Zeqiri i është bashkuar listës së VV-së vetëm para rreth një muaji.

“Rinasi i është bashkuar listës sonë vetëm para rreth një muaji, me iniciativë personale dhe dëshirë për të kontribuar. Ai nuk ka qenë më parë aktivist apo anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona.”, ka shkruar Zeqiri.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Artanës,

Dua t’ju njoftoj se, sipas raportimeve në media, kandidati për Asamble komunale nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Rinas Zeqiri, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në mbjelljen e bimëve narkotike.

Rinasi i është bashkuar listës sonë vetëm para rreth një muaji, me iniciativë personale dhe dëshirë për të kontribuar. Ai nuk ka qenë më parë aktivist apo anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona.

Megjithatë, ne mirëpresim veprimin e Policisë së Kosovës dhe besojmë se drejtësia do të veprojë. Për këtë akt, kërkojmë përgjegjësi të plotë dhe të qartë nga çdo veprim i kundërligjshëm.