Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Operacion i gjerë në lokalet e masazheve dhe muzikës së natës, mbyllen përkohësisht 30 biznese

Operacion i gjerë në lokalet e masazheve dhe muzikës së natës, mbyllen përkohësisht 30 biznese

Inspektorati Qendror i Tregut në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, policinë dhe Inspektoratin e Punës, ka bërë të ditur se ka inspektuar 114 operatorë ekonomikë që ushtrojnë veprimtarinë e qendrave të masazhit dhe muzikës së natës.

Ky operacion i gjerë ka rezultuar me mbylljen e përkohshme të 30 operatorëve ekonomikë në vend .

“Kjo mbyllje është për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, thuhet në njoftimin e MInistrisë së Industrisë, Tregtisë e Ndërmarrësisë.

Ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 33 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore që ka, do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë.”, vazhdon tutje komunikata.