Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Murati fajëson opozitën e fundit për moskonstituim të Kuvendit, mohon pretendimet për ndryshim të rendit të ditës

Murati fajëson opozitën e fundit për moskonstituim të Kuvendit, mohon pretendimet për ndryshim të rendit të ditës

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati është deklaruar për media pas përfundimit të vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, e cila as sonte nuk prodhoi rezultat.

Ai sërish fajësoi partitë e opozitës së fundit parlamentare, duke thënë se po e shkelin Kushtetutën me mosvotim.

Murati shtoi se janë të pavërteta pretendimet për ndryshim të rendit të ditës.

“Është me të vërtetë për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare dhe në shkelje të kushtetutës në vazhdimësi. Ju i dëgjuat teksa parëz tentonin të uzurponin foltoren duke pretenduar se ka shkelje të kushtetutës dhe po ndryshohet rendi i ditës kur në fakt z. Dehari e theksoi qartë se bëhet fjalë për pikën 3 që është votimi i kryetarit të Kuvendit. Nuk ka ndryshim të rendit të ditës, është shpifje, e pavërtetë. Shkelje është mosvotimi i partive të opozitës, të cilat po e shkelin obligimin e tyre kushtetues.”, tha Murati para gazetarëve.