Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit ka dhënë informacionet më të fundit rreth zjarreve që kanë kapluar malet e Drenasit.
Ai ka thënë se në Golesh zjarret po vazhdojnë me intensitet më të ulët.
“Zjarri në Golesh (Sankoc), për momentin është duke vazhduar me një intensitet më të ulët. Gjatë ditës së djeshme ishin në intervenim 6 zjarrfikës nga Drenasi, 6 zjarrfikës nga Prishtina, 4 zjarrfikës nga Lipjani dhe 27 ushtarë të FSK-së”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ndërsa, ai ka shtuar se në Gjergjicë zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.
“Në Gjergjicë, zjarri vazhdon të përbëj rrezik edhe pse ka kaluar në pjesën e Balincës (Malishevë) dhe zjarrfikësit janë duke u përballë me flakët. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes për tu përballur me situatën. DShPE, është duke i furnizuar zjarrfikësit me pije dhe ushqim”, ka deklaruar ai.