Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kushtetuesja e merr një vendim, i gëzohet Hekuran Murati

Kushtetuesja e merr një vendim, i gëzohet Hekuran Murati

Gjykata Kushtetuese ka gjetur se ndryshim/plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti i bërë nga Qeveria në vitin 2023, i cili kishte shtuar skemën e Pensionit Kontributiv Parcial për personat e larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve 90-ta, është në përputhje me Kushtetuën.

Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve i është gëzuar këtij vendimi.

“Ky është rasti i tretë i konfirmimit të kushtetutshmërisë, pas Ligjit për Pagën Minimale, dhe Ligjit për Tatimin në Pronë, ligje këto gjithashtu të kontestuara nga opozita.”, ka thënë Murati.