Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti e Hoti bëjnë homazhe në nderim të Komandant Kumanovës: E kemi detyrim ta çojmë përpara amanetin e dëshmorëve

Kurti e Hoti bëjnë homazhe në nderim të Komandant Kumanovës: E kemi detyrim ta çojmë përpara amanetin e dëshmorëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti së bashku me kandidatin e VV-së për kryetar të komunës së Malishevës, Valon Hotin, kanë bërë homazhe në nderim të Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës, me rastin e 27 vjetorit të rënies heroike të tij.

Hoti e ka quajtur Komandant Kumanovën si njërin prej figurave më të shquara të luftës çlirimtar, i cili me gjak vulosi historinë e qëndresës shqiptare.

“Ne, brezat që jetojmë falë tyre, kemi detyrimin e shenjtë të ruajmë dhe të çojmë përpara amanetin e dëshmorëve.”, ka shkruar Hoti në Facebook.