Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kullat e shumta, mulliri i shekullit XIX e plot njerëz punëtorë – n’Votër me Valin këtë javë në Gremnik të Klinës

Kullat e shumta, mulliri i shekullit XIX e plot njerëz punëtorë – n’Votër me Valin këtë javë në Gremnik të Klinës

Emisioni n’Votër me Valin, prodhim i TV Arbëria këtë javë ka përshkuar bukuritë e shumta natyrore të fshatit Gremnik të Klinës.

Atje ekipi është njoftuar me bukuritë natyrore të fshatit që nga kullat e shumta e deri tek mulliri i Kalludranëve që daton nga fundi i shekullit XIX.

Në këtë fshat të rëndësishëm të Klinës, u zhvilluan edhe intervista me banorët lokalë, për të mësuar më shumë për historinë dhe veçantitë e këtij vendbanimi.

N’Votër me Valin vjen drejtpërdrejt në TV Arbëria dhe në rrjetet sociale të televizionit, me fillim nga ora 19:00.