Nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë reaguar Prokurorisë Speciale, të cilët sot kanë njoftuar se janë duke i trajtuar 2 mijë kontrata njëburimore.
Getoar Mjeku, zv/ministër në detyrë i Ekonomisë, ka thënë fillimisht se termi ‘kontratë njëburimore’ nuk ekziston
“Ky është term i keqpërdorur nga një opozitë politike dashakeqe, që synon ta paraqesë punën e qeverisë si shkelje ligjore – se nuk ka ku kapet tjetër.”, ka shkruar Mjeku.
Tutje ai ka thënë se në vitin 2024, vlera e kontratave bazë me këtë procedurë ka ra në 5,71 për qind, që është shkalla më e ulët për mbi një dekadë.
“Shifrat janë për të gjitha autoritetet kontraktuese”, ka deklaruar Mjeku.