Avokati Arianit Koci edhe sot ka protestuar para Kuvendit, në shenjë pakënaqësie për moskonstituimin e Kuvendit.
Sot në protestë erdhi edhe një mik i Kocit i cili me vete kishte sjellë disa gomerë.
Koci tha se i kërkon falje gomerëve që i solli deri në Kuvend, shkruan TV Arbëria.
“Të njëjtit mendojnë që na jemi gomarë. Sidoqoftë ne nuk ndalemi duke protestu. Protesta do të jetë e qetë. Unë e kam respektin maksimal për policinë. Ky është miku im Gjin Shatri, adhurues i kafshëve. Edhe njëherë po u kërkoj falje gomarëve që prej Istogut është dashtë me i pru dhe me i detyru me u kthjellë deputetët. Fajtor është Albin Kurti, e kom përcaktu mas vendimit të Kushtetueses”, tha ai.