Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: Milionat e xhepit të varfër të Kosovës po shkojnë në Beograd, nëpërmes blerjes së rrymës

Haradinaj: Milionat e xhepit të varfër të Kosovës po shkojnë në Beograd, nëpërmes blerjes së rrymës

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se trendi i shkatërrimit të planifikuar të Kosovës nga Kurti po vazhdon.

Ai ka shkruar se s’ka qytetar që nuk do e vuajë “peshën e rritjes astronomike të çmimit të megavatit të rrymës”.

Haradinaj ka ftuar qytetarët që të mos i mbyllin sytë, por të reagojnë “në çfarëdo forme”.

“Populli po paguan këtë krim, krim të organizuar shqiptaro-serb. Milionat në Beograd nga xhepi i varfër i Kosovës, nëpërmes blerjes së rrymës.”, ka deklaruar Haradinaj.