Gazetari Arsim Lani ka bërë të ditur se Petrit Hajdari ka mposhtur Ramiz Lladrovcin në garën se kush do të caktohet kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Sipas Lanit, Hajdari mori 26 vota ndërsa Lladrovci vetëm katër.
“LAJMI I FUNDIT: Ramiz Lladrovci, NUK do te jete kandidat i PDK-se per Drenasin. Kryesia e partise vendos me 26 vota qe Petrit Hajdari te jete kandidat. Per Lladrovcin kane votuar vetem 4 vete.”, ka shkruar Lani në Facebook.