Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Francezët Troccaz e Guerot i shkojnë në zyrë edhe Krasniqit të PDK-së, ja çka biseduan

Francezët Troccaz e Guerot i shkojnë në zyrë edhe Krasniqit të PDK-së, ja çka biseduan

Ambasadori francez Oliver Guerot dhe emisiari francez për BE-në, Rene Troccaz pas takimit që patën me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, i kanë shkuar në zyre edhe liderit të PDK-së, Memli Krasniqit.

Siç ka shkruar Krasniqi, ai i ka njoftuar francezët se PDK ka dhënë kontributin e saj, duke e votuar kryetarin e Kuvendit, në funksion të zhbllokimit të situatës.

“E falënderova edhe ambasadorin Guerot dhe të gjithë zyrtarët francezë në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë. PDK mbetet e përkushtuar për stabilitet, përgjegjësi institucionale dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.”

Tutje Krasniqi ka shtuar se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.