Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Brenda gjashtë muajve të këtij viti”, Shtëpia e Bardhë: Trump ndërhyri për t’i dhënë fund përshkallëzimit Kosovë-Serbi

“Brenda gjashtë muajve të këtij viti”, Shtëpia e Bardhë: Trump ndërhyri për t’i dhënë fund përshkallëzimit Kosovë-Serbi

Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar gjatë një konference për media se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që nga rikthimi në Zyrën Ovale, ka ndërhyrë në mesatarisht një konflikt çdo muaj gjatë këtij mandati të tij të dytë presidencial.

Duke përmendur konfliktet ku presidenti amerikan ka luajtur një rol kyç në ndalimin ose zbutjen e tensioneve, Leavitt ka përfshirë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilat Trump ka shprehur mendime dhe ka ndërmjetësuar shpesh gjatë muajve të fundit.

“Presidenti tani ka ndërmjetësuar dhe ka dhënë fund konflikteve midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, dhe Egjiptit dhe Etiopisë. Kjo do të thotë që Presidenti Trump ka ndërmjetësuar mesatarisht një marrëveshje paqeje ose armëpushim në çdo muaj gjatë gjashtë muajve të tij në detyrë.”, tha Leavitt.