Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Behrami: Urgjente të krijohet Agjencia për Mbrojtjen e Kushtetutës

Behrami: Urgjente të krijohet Agjencia për Mbrojtjen e Kushtetutës

Artan Behrami, deputet i PDK-së thotë se Kosova ka nevojë urgjente për krijimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Sipas tij, vendi si kurrë më parë ka nevojë për krijimin e një institucioni që mbron Kushtetutën nga grupe që nuk e pranojnë rendin kushtetues, por edhe nga individë që shkelin vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Një zyrë që merret me mbrojtjen e rendit kushtetues dhe demokratik, që bashkëpunon me të gjitha strukturat e drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë.

Një zyrë që ka mandat për të monitoruar qoftë parti politike, qoftë individë ose grupe radikale që nuk e njohin ose e sfidojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Behrami në Facebook.