Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Apeli liron nga paraburgimi pesë policët e përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut, do të mbrohen në liri

Apeli liron nga paraburgimi pesë policët e përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut, do të mbrohen në liri

Gjykata e Apelit i ka liruar nga paraburgimi pesë policët e përfshirë në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut.

Ata tash e tutje do të mbrohen në liri.

Kështu bëri të ditur avokati i policëve, Besnik Berisha.

“Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin.”, ka shkruar Berisha.

Avokati tha se policët vepruan në përmbushje të detyrës, jo në shkelje të saj.

“Çdo hap i tyre u shoqërua me kujdes, proporcionalitet dhe përpjekje për të shmangur rrezikun. Çdo gjykim ndaj tyre duhet të jetë profesional, jo populist.”, ka shkruar Berisha në Facebook.