Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Afaristi Kryeziu propozon 17+1 kandidatë për kryekuvendar me 1 milion arsye për ndërtimin e institucioneve, ose 7 vite largim nga skena politike e deputetëve

Afaristi Kryeziu propozon 17+1 kandidatë për kryekuvendar me 1 milion arsye për ndërtimin e institucioneve, ose 7 vite largim nga skena politike e deputetëve

Afaristi Qendrim Kryeziu i ka dhënë 17+1 propozime për kryetar të Kuvendit, të cilët sipas tij, do të duhej t’i votonte secila parti.

Në përvjetorin e 27 të rënies së dajëve të tij, Adem dhe Hajriz Morina, Kryeziu ka deklaruar se partitë do të duhej të bëheshin bahkë dhe ta zgjidhnin këtë çështje.

Ai në Facebook ka dhënë plotë arsye të tjera pse Kosova duhet ta ketë një orë e më parë Kuvendin e konstituuar.

“- Për hir të themeluesve të UÇK-së me 17 Nëntor 1994, dhe krijimin e betimit për themelimin e UÇK-së me celulat e saj, për Çlirimin e vendit!

– Për hir të gjakut të derdhur për LIRI, nga shumë dëshmorë, nga 1999 e deri 1443 te Skënderbeu!

– Për hir të sakrificës së familjes Jashari!

– Për hir të dëshmorëve të UÇK-së, nga Adem & Hamëz Jashari, Zahir Pajaziti, Luan & Shkelzen Haradinaj, Bahri & Fahri Fazliu, e shumë e shumë dëshmorë të tjerë nga çdo cep i Arbërisë, Kosovës!

– Për hir të shumë të burgosurve politik për çlirimin e vendit në krye me Adem Demaçin e Ukshin Hotin!

– Për hir të mirësisë së Rugovës dhe Fehmi Aganit, kauzës tyre për paqe!

– Për hir të 17 shkurtit 2008 që ua mundësoi karrigen e deputetit SOT.

– Për hir të zhvillimit dhe ndërtimit të vendit, punësimit të rinisë.”, ka shkruar Kryeziu.

Kryeziu po ashtu ka përmendur 17 emra nga partia fituese e zgjedhjeve, ndërsa nga opozita e fundit e ka përmendur Nait Hasanin si kandidat që do të mund ta votonin të gjitha partitë.

“Unë po të pyetesha e të vendosja do të propozoja Nait Hasanin për kryekuvendar sepse:

Është një nga themeuluesit e UÇK-së, ADN-së së shetit të Kosovës dhe fillimit të një paqeje në mes partive dhe zhvillimit të vendit, në të kundërtën atë që e thotë Kushtetuta, propozoje dikë nga këta 17 persona që janë nga lista juaj 120 deputet, ku s’kanë edhe një arsye opozita m’u anku, dhe të ndërtohen institucionet e vendit:

1)Albin Kurti

2)Glauk Konjufca

3) Gani Krasniqi

4) Ejup Maqedonci

5)Shqipe Selimi

6)Saranda Bugojevci

7)Hajrullah Çeku

8)Albena Reshitaj

9)Arben Vitia

10)Jeta Statovci

11)Valon Hoti

12)Valon Ramadani

13)Agim Bahtiri

14)Artan Abrashi

15)Salih Zyba

16)Adelina Grainca

17)Bylbyl Sokoli”, ka shkruar ai.

Kryeziu që drejton Korporatën Kryeziu ka nënvizuar se nëse nuk ndodh kjo, deputetët duhet të dënohen me kthim të pagave me kamatë 8 %.

“Nëse nuk ndodhin këto, kërkoj nga Gjykata Kushtetuese që këta 120 deputetë t’i dënojë me kthim të pagave me kamatën 8% të shtetit që i kanë marrë deri tani dhe t’i dënojë për sa muaj aq vite të mos jenë pjesë e parlamentit. 7 muaj 7 vite ndalesë!”, përfundon postimi.