Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > 75 vjetori i lindjes së shkrimtarit Arif Demolli

75 vjetori i lindjes së shkrimtarit Arif Demolli

Arif Demolli lindi më 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës.

Demolli la pas shumë vepra letrare të njohura si: “Lushi si askushi”, “Pëllumbat e kujtimeve”, “Ballkonet e një qyteze” e shumë të tjera.

Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse në Prishtinë mbaroi shkollën e mesme normale dhe fakultetin filozofik, grupin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare.

Pos në arsim, punoi në revistën “Bota e Re”, Televizionin e Prishtinës, “Fjala”, “Pionieri”.

Tregimet e tij janë përfshirë në panorama dhe në antologji të ndryshme të prozatorëve shqiptare. Librat “Ballkonet e një qyteze” dhe “Pëllumbat e kujtimeve i janë ribotuar edhe në Tiranë”.

Më 1981 u burgos dhe u dënua me dy vjet burg, kurse deri më 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij.

Për romanin “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie” mori Çmimin “Pjetër Bogdani” të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirafa ka qafë të gjatë” mori çmimin letrar “Vehbi Kikaj”./KultPlus/

Themes by WordPress