74 për qind e shqiptarëve janë dakord për krijimi e një shteti të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, sipas një sondazhi të bërë nga Instituti Italian “Piepoli” në bashkëpunim me Report TV.
E ndërsa përgjigjet pro bashkimit janë brenda parashikimeve, i veçant është fakti se 14 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk janë aspak dakord për bashkimin.
Arsyet nuk janë bërë të ditura se pse janë kundër bashkimit 14 për qind e të anketuarve.
Shumë sondazhe të ngjashme janë bërë vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat kanë dëshmuar se qytetarët e të dyja vendeve në shumicë janë dakord me bashkimin kombëtar.
Tema e bashkimit kombëtar është gjithmonë e pranishme edhe në debatet politike në të dy vendet.
/TV Arbëria