Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 7 zyrtarë të NP ‘Ambienti’ vihen në pranga: Deklarohet Sveçla pas aksionit policor në Pejë

7 zyrtarë të NP ‘Ambienti’ vihen në pranga: Deklarohet Sveçla pas aksionit policor në Pejë

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm, të zhvilluar në Ndërmarrjen Publike ‘Ambienti’ në Pejë, ku shtatë zyrtarë nga kjo ndërmarrje janë tashmë në paraburgim.

Sveçla në postimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se, epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.

Ai po ashtu ka deklaruar se subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë bordi i kësaj ndërmarrje por edhe zyrtarë të tjerë.

”Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cënon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë”, ka thënë ndër tjerash Sveçla.

LEXO EDHE:

Ndalohen 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ndërmarrjes publike “Ambienti”

/TV Arbëria