Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > 7 vite burgim për të akuzuarin që shkaktoi aksidentin tragjik me veturën e autoambulancës në Gjakovë

7 vite burgim për të akuzuarin që shkaktoi aksidentin tragjik me veturën e autoambulancës në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 7 vite burgim të akuzuarin për shkaktimin e aksidentit me veturën e autoambulancës, ku vdiq një mjek dhe shoferi i veturës në vitn 2022.

Po ashtu të njëjtit iu shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet si dhe dënim plotësues marrje e lejes së vozitjes, duke i ndaluar drejtimin e automjetit në kohëzgjatje prej tri vjet, duke u llogaritur pas mbajtjes së dënimit të shqiptuar.

“I pandehurit K. P., është gjetur fajtor  sepse “me datë 30.06.2022 rreth orës 12:05 minuta në lagjen Dardania në Gjakovë, saktësisht përball marketit “E.”, nga pakujdesia rrezikon trafikun publik edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se me një veprim të tillë të do vjen deri te pasoja e ndaluar, lehtas e ka marrë se gjerë tek ajo nuk do të vjen apo në momentin e duhur do t’i shmanget dhe me këtë i’u shkakton vdekjen tani të ndjerëve M. S. dhe S. G., në atë mënyrë që derisa i pandehuri K. P., ishte duke drejtuar automjetin e tipit VË Golf, me targa ..-…-.., fillon të bëjë kthim të pasigurt nga ana e djathtë në të majtë e drejtimit të lëvizjes së tij, duke i’a marrë përparësinë e lëvizjes automjetit të tipit “Opel” me targa …-..-.. (autoambulancës së QKMF-së në Gjakovë), e cila vinte nga drejtimi i Pejës për në Gjakovë me drita vezulluese dhe alarmin sinjalizues, ashtu që në pamundësi që t’i shmanget aksidentit, automjeti i ambulancës me pjesën e parë e godet veturën e të pandehurit në pjesën anësore të anës së djathtë, me ç ‘rast vetura e të pandehurit gjatë rrokullisjes e godet veturën e tipit “Mercedes 208” me targa ..-…-.. pronë e të dëmtuarit A. D., ndërsa autoambulanca devijon jashtë rrugës dhe e godet veturën e tipit “ Golf 2 “me targa ..-…-.. pronë e të dëmtuarës K. M. si dhe veturën e tipit “Kia Sorento” pronë e të dëmtuarit P. O., ku si pasoj e këtij aksidenti përveç dëmeve materiale, kanë ndërruar jetë S. Gj. me datë 01.07.2022 dhe M. S.me datë 05.07.2022, ndërsa lëndime të rënda trupore pësojnë A. A., Z. D. dhe F. B., të cilët ishin në automjetin e ambulancës, lëndime këto të përshkruara në ekspertizë.”, thuhet në aktakuzë.

I pandehuri është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës të paguaj shumen prej një mijë e shtatëqind (1700) euro dhe koha e kaluar në paraburgim nga data 30 qershor 2022 e deri më datë 21 nëntor 2023, do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar.