Ka me shumë se një vit kur një zonjë kërkoi dikë për përkujdesje ngase kishte mbetur në karrocë.
Fahrije Osmani nga Prishtina bëri një ndërhyrje kirurgjike ku mbeti pa këmbën e majtë.
Ishte sëmundja e diabetit që e bëri 83 vjeçaren në këtë gjendje.
Përtej sëmundjes së saj, Fahrije kërkoj nga shteti njohjen e statutit paraplegjik dhe tetraplegjik apo paaftësisë për të lëvizur në zyrën e pensioneve në kuadër të Ministrisë së Financave.
12 shtatori i vitit 2024 ishte data kur parashtroj kërkesën përnjohjen e këtij statuti pensional bashkë me njohjen e personit kujdestar.
Në vendimin e marrë të datës 12 dhjetor të vitit të kaluar nga zyra e Pensioneve u vendos për rastin e Fahrije Osmanit.
Asaj i ishte njohur statuti i personit të përhershëm paraplegjik dhe tetraplegjik dhe iu njoh pensioni prej 180 eurove.
Por nuk iu njohë edhe përkujdesja e veçantë nga një person ndaj saj.
Këtë vendim pranoj në shtëpinë e saj më 7 prill të vitit 2025, me të cilin nuk u pajtua dhe bëri ankesë brenda afatit 30 ditor ndaj këtij vendimi, ajo bëri ankesë më datë 2 maj.
Ku bëri kërkesë për rishikimin e këtij vendimi pasi sipas saj ishte i padrejtë sepse nevojën për përkujdesje nga dikush e kishte të madhe.
Por nga ajo ditë kur bëri kërkesë nuk mori përgjigje e priti për shtatë muaj.
Ne realizuam intervistën me zonjën Fahrije Osmani të hënën e 8 dhjetorit kërkesë për përgjigje nga Zyra Pensioneve dërguam një ditë më vonë, por përgjigje nuk morëm.
Por duket se interesimi Kiksit për rastin bëri që të enjten e 11 dhjetorit Zyra e Pensioneve të i kthej përgjigje ankesës së 83 vjeçares pas 7 muajsh pritje.
Përgjigjja ishte negative asaj iu ishte refuzuar ankesa e datës 2 maj, si e pa bazuar.
Sipas komisionit vlerësues Fahrije Osmani nuk i kishte plotësuar kriteret edhe pse në karrocë e në pamundësi për të lëvizur pa ndihmën e një personi mbështetës.
Pra sipas komisionit edhe nëse nuk mund të lëvizësh nuk të duhet një person kujdestar.
Bazuar në vendimin se kësaj zonje iu ishte njohur statusi i përhershëm i kategorisë paraplegjik dhe tetraplegjik, pra ajo ka humbur aftësinë për të lëvizur, siç edhe nënkuptojnë këto terme.
Ne kërkuam të marrim përgjigje nga Ministria e Financave lidhur me numrin e ndarë të pensioneve shëndetësore të ndara ndërvite por as për këto statistika nuk morëm përgjigje.