Ish-prokurori në Prokurorinë e Shtetit në Kosovë, Elez Blakaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin e veteranëve.
Blakaj ka shkruar se Apeli do ta kthejë rastin në rigjykim.
“Për ata që kanë mashtruar, gënjyer, shpifur si dhe për ata që kanë futur duart në rast, mos u bëni marak, sepse Apeli e kthen rastin përsëri në rigjykim!”, ka shkruar Blakaj në Facebook.
Blakaj ka thënë se sipas ligjit pagesë/pension marrin vetëm Invalidi i luftës së UÇK-së dhe Veterani luftëtar i UÇK-së — dhe pikërisht KJO pagesë/pension sipas tij ka qenë pika e kthesës ku procesi ka devijuar seriozisht.
“Përkufizimi dhe kategorizimi i lartcekur është produkt 100% i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së, i cili në fazat e mëvonshme të verifikimit, bashkë me mekanizmat e tij, e ka zbatuar këtë ligj sipas dëshirës!”, ka deklaruar Blakaj.