Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance ka deklaruar se nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë.

Ai ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë i qartë me atë se çfarë ka thënë.

“Presidenti ka qenë i qartë. Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë, por ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në sigurimin që Kievi të ketë garancitë e sigurisë dhe besimin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës dhe që Rusia të mund ta ndalojë luftën”, tha ai.