Deputeti i VV-së, Arber Rexhaj i ka publikuar në faqen e tij në Facebook profilet e 10 gjyqtarëve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Ai ka thënë se 3 nga këta gjyqtarë që do të zgjidhen me short, e kanë fatin e Kosovës në dorë.
Rexhaj fjalën e ka nëse do të vendosin përfundimisht për certifikimin apo jo të Listës Serbe.
“Fatin e Kosovës tash e kanë në dorë 3 – që zgjedhen me short– nga këta 10 gjyqtarët e PZAP. A po e njihni ndonjërin?
Anëtarët e PZAP: https://pzap.rks-gov.net/anetaret/”, ka shkruar ai në Facebook.