Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përplasja me Fitore Pacollin: Policia thotë se Agim Pllashniku e kanosi deputeten

Përplasja me Fitore Pacollin: Policia thotë se Agim Pllashniku e kanosi deputeten

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli mbrëmë ka pasur një përplasje në njërin prej restoranteve të kryeqytetit me ish-luftëtarin e UÇK-së, Agim Pllashnikun.

Pllashniku i është drejtuar asaj me fjalët ‘hajneshë’, teksa tone të larta ndaj tij ka përdorur edhe Pacolli.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ka hapur rast të kanosjes për Pllashnikun.

Ai pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Migjeni, Prishtinë 25.07.2025 – 13:00. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dy ankuesit (një femër dhe një mashkull) kosovarë derisa ishin duke qëndruar në një restorant. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e Policisë.