Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Pamjet shfaqin Kurtin teksa del nga restoranti ku u zhvillua takimi, i shoqëruar nga truprojat dhe duke u drejtuar drejt veturave të eskortës.

Takimi vjen në një moment kyç për vendin, në përpjekje për të dalë nga ngërçi politik që po zvarrit krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

TV Arbëria ka kontaktuar partitë politike për të mësuar nëse ky takim ka pasur rezultat, por ende s’ka marrë përgjigje.