Policia ka ndaluar në fshatin Joshanicë të Leposaviqit një të dyshuar i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Gjatë kontrollit të automjetit VW Sharan, policia ka ë gjetur mjete monetare: 13992 euro, 17880 dinarë si dhe materiale për mobilje në vlerë prej 600 euro.
“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i vend kalimit kufitar apo vijes Kufitare”, ndërsa, automjeti, mjetet financiare dhe mallrat tjera të kontrabanduar janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë, për procedim të mëtutjeshëm nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e PK-së.