Eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë se Kosovë është duke u goditur nga një zbrazje në heshtje e popullsisë.
Sipas tij kjo është shumë më e rrezikshme se ekzodi i menjëhershëm.
“Kosova po zbrazet në heshtje dhe zbrazja në heshtje është shumë më e rrezikshme se ekzodi. Kur e ke një ekzod, e ke një turmë që e sheh, port e ne është ekzod në heshtje. E besoni që sot shkolla të shumta janë të mbyllura, kanë tre nxënës apo asnjë. A e keni dëgju këtë si lajm apo si shqetësim? Prandaj zbarazja e Kosovës është golgota apo e keqja më e madhe që po ndodh. Sepse të gjithë e kanë pasë një ëndërr për një Kosovë pak më ndryshe”, ka thënë Gërxhaliu në ARB Debat me Ridin në TV Arbëria.
“Në vendet në tranzicion të jesh i ditur është mallkim. Sot mjafton të jesh militant, agresiv, servil, i paditur dhe perspektivën e ke të garantuar.”, ka shtuar ai.