Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dyshohen për sulm e dëmtim të pasurisë, policia kërkon ndihmë për kapjen e dy të dyshuarve

Dyshohen për sulm e dëmtim të pasurisë, policia kërkon ndihmë për kapjen e dy të dyshuarve

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar.

PK ka publikuar fotografitë e tyre, teksa ka njoftuar se ata kërkohen për përfshirje në veprën “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”, thuhet në njoftim.