Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Arrestohet zyrtarja e policisë kufitare, dyshohet se shfrytëzoi pa autorizim bazën e të dhënave që ta regjistronte një serb

Arrestohet zyrtarja e policisë kufitare, dyshohet se shfrytëzoi pa autorizim bazën e të dhënave që ta regjistronte një serb

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtare policore për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe të njëjtës i është caktuar ndalim 48 orësh nga Prokuroria.

Zyrtarja e angazhuar në pikëkalimin kufitar Glloboçicë, me Maqedoninë e Veriut, dyshohet se duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar dhe regjistruar në sistem të dhënat e një qytetari – shtetas i Republikës së Serbisë.

“Qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar  kurse dyshimet janë se zyrtarja policore ka bërë këtë regjistrim që të vërtetonte nëse shtetasi i Republikës së Serbisë ishte apo jo në kërkim policor.”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Po ashtu, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e përkohshëm të zyrtares policore.