Albulena Haxhiu, minstre e Drejtësisës në detyrë ka bërë të ditur se është arrestuar e pezulluar nga puna edhe një zyrtar korrektues, në lidhje me arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë.
Me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar arrin në gjashtë: drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues.
“Si Ministre e Drejtësisë, ritheksoj se askush nuk është mbi ligjin. Çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri, duke garantuar llogaridhënie dhe siguri në të gjitha institucionet korrektuese.”, ka shkruar ajo.