Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > 69-vjeçari rrah gruan në Ferizaj, arrestohet

69-vjeçari rrah gruan në Ferizaj, arrestohet

Një person është arrestuar në fshatin Varosh të Ferizajt për dhunë në familje dhe lëndim trupor.

Sipas njoftimit nga Policia, për shkak të një mosmarrëveshjeje një 69-vjeçar e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 63-vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim trupor”.