Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Xharra: Rovinski, filozofi rus që sllavizoi malazezët përmes Kishës Ruse për 28 vite në Malin e Zi

Xharra: Rovinski, filozofi rus që sllavizoi malazezët përmes Kishës Ruse për 28 vite në Malin e Zi

Historiani  Fahri Xharra, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka treguar se si filozofi rus Rovinski, kishte jetuar në Malin e Zi për 28 vite dhe si qëllim kishte sllavizimin e malazezëve nëpërmjet Kishës Ruse.

Ai shpjegon se ata ishin shqiptar. Ai tregon një të vërtetë që nuk ka asnjë fakt edhe për ne me rëndësi: që malazezët janë serb.

Gjithashtu ai ka thënë se nuk kishte serb, por që ata janë krijesë artificiale ruse me ndihmën e osmanëve pas vitit 1800.

“Rovinski, filozof rus ka jetuar 28 vjet në Mal të Zi, për ti sllavizuar malazezët nëpërmjet të Kishes Ruse. Ata ishin shqipar.Pra ky tregon një te vertetē që nuk asnjë fakt edhe per ne të rëndêsishëm që malazezët janë serb. Pra nuk kishte serb, ata janë krijesë artificiale ruse me ndihmën e osmanëve pas vitit 1800”, ka thënë ai.

Malazezja Mirjana Manonloviq, ka botuar një libër të titulluar “Rovinski për gjuhën e malazezëve”, e cila tregon për gjuhën e vet malazezëve

“Rovinski në shumë vija tregon në ngjashmërinë në mes të malazezëve dhe dhe shqipterëve… faqe 189, kjo ngjashmëri spjegohet me te njejtat kushte të terenit dhe të njejtit nivel të kulturës”, ka thënë Manonloviq.

Ndër të tjera shpjegon ngjashmëritë mes shqiptarëve dhe malazezëve

“Zakoni i strehimit, i të huajit është i njejtë me shqiptarët po ashtu edhe marrëveshja me BESËN e dhënë ne rastin e gjakmarrjes dhe pajtimit ndër veti. Edhe te shqiptarët si te malazezët egziston besimi në zana dhe shtriga. E martja te dy kombet konsiderohet si ditë e vështirë”, shtonë ajo.

Historiani pyet se pse osmanët ishin aq të sjellshëm me ortodoksët e kombëve tjera

“Pse osmanët ishin aq të sjellshëm me ortodoksët e kombeve tjera, e me shqiptarët. Zhdukja fizike ose zhdukja me asimilim si të shqiptarëve ortodoks si dhe të shqiptarëve katolikë? Per 500 vjet na e humbën kombin, nese mbijetuam na e morën edhe gojën. E keqja që edhe sot shqiptarët janë mohues të vetvetës”, ka thënë Xharra.

Në Kosovë dhe Shqipëri, kush e solli riturqizimin tonë?

/TV Arbëria

Powered by WordPress