Nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka përkujtuar 87 dëshmorët dhe martirët e fshatit Polac, teksa ka shprehur mirënjohje dhe respekt ndaj tyre, duke sakrifikuar jetën në shërbim të lirisë së Kosovës.
”Në ditën e përkujtimit të 87 dëshmorëve e martirëve të fshatit Polac, shprehim mirënjohje e respekt të thellë për të gjithë këta burra e gra, pleq e fëmijë nga Polaci i Hasan Prishtinës, që sakrifikuan jetën në shërbim të lirisë së Kosovës.
Kujtimi për ta do të mbetet i paharruar.
Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai në Facebook.
/TV Arbëria
Postimi i Plotë i Sami Lushtaku