I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump

Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin...

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

64 mjekë braktisën Kosovën për 8 muaj

Extra AL PVC

64 mjek u larguan nga Kosova vetëm brenda 8 muajve. Studentët thonë se po detyrohen të marrin këtë rrugëtim si shkak i kushteve jo të mira dhe mungesës së shkollimit specialitistik. Ndërkaq ish ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj akuzon Qeverinë Kurti, e cila sipas tij, nuk e ka prioritet shëndetësinë.

Gjuha gjermane po del të jetë gjuha e preferuar për shumë studentë të mjekësisë. Kjo pasi që mjekët e ardhshëm të ardhmen e tyre po e shohin drejtë vendeve perëndimore, duke listuar Gjermaninë si destinacionin e parë. E në këtë rrugëtim të vështirë, fatkeqësisht po kalojnë shumë të rinj. Marrjen e këtij vendimi e listojnë me mungesën e shkollimit specialistik si dhe kushtet jo të mira nëpër të cilat punon stafi mjekësor.

“Para pandemisë, dikun 6 vjet nuk ka pas hapje të specializimeve dhe kjo ka ndiku që shumë mjek janë largu në vende tjera aty ku kanë mujt me gjetë ma mirë për shkak që edhe mundësia e punësimit ka qenë problem. Mundem me thënë 60-70%, bile e kanë regjistru një gjuhë të huaj pas periudhës së studimeve”.

Jo pak mjek e infermierë po detyrohet ta lënë në gjysmë ëndrrën për të veshur mantelin e bardhë në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, 64 mjekë kanë marrë certifikatat për largimin nga vendi.

“Deri më sot janë 64 kolegë që kanë marrë çertifikatën e Pastërtisë Etiko-Profesionale që ju duhet për punësim në shtetet e BE-së. Arsyet dalin të jenë papunësia e tyre, kushtet e punës dhe kualiteti i shkollimit specialistik dhe në fund pagat. Nuk është qeshtja vetëm numri i pakët i specializimeve por kualiteti i këtij shkollimi, që le shumë shumë për të dëshiruar. Vlenë të përmendet gjithashtu që mjekët e përgjithëshëm kanë pagën rreth 700 euro”, tha Sejdiu për rtv21.

Ritmi i madh i migrimit të mjekëve tashmë viteve të fundit po konsiderohet alarm shqetësues për vendin. Ish ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj hedh akuza të forta ndaj kësaj qeverie, për neglizhencën e mjekëve të ri.

“Nuk është marrë kërkush me pagat shtesë të tyre, me mënyrën e trajtimit, shkollimin specialistik e shumë gjëra të tjera që ishin përmirësuar nga Qeveria jonë dhe ishte një hap i madh që kishiëm marrë në përkrahjen e mjekëve dhe infermierëve. Ndërsa kjo Qeveri i ka trajtu më shumë si armiq sesa si njerëz që i duhen sistemin shëndetësor”, tha Zemaj për rtv21.

Duke parë ikjen e madhe të mjekëve, Oda Ekonomike e Kosovës për herë të parë themeloi departamentin e shëndetësisë i cili do të merret me këto probleme dhe do të dal me rekomandime për institucionet. Kryetari, Lulzim Rafuna e sheh tejet shqetësues faktin që Kosova, si vend i varfër po shkollon mjekë për vendet e pasura.

“Nuk jemi duke humb vetëm një kuadër, nuk jemi duke humb vetëm një doktor, një specialistë, një infermierë. Ne jemi duke humb një investim që me vite kemi investu në të. Ne po humbim edhe si investime por edhe si kuadër. E dyta në vitë Kosova, sipas të dhënave afër 100 milionë euro eksporton para për shërbim jashtë vendit”, tha Rafuna.

Shkollimi specialistik dhe kthimi i mjekëve ishte një nga premtimet e Qeverisë Kurti brenda këtij mandati. Në vitin 2023 u shpall një konkurs për shkollimin specialistik për plotësimin e disa vendeve që mbetën të zbrazëta nga konkursi 2020, kur ishte ministër i shëndetësisë, Armend Zemaj. Ndërkaq në mars të vitin 2024 u hap një konkurs për 229 vende vetëm për fushat që po përballeshin me mungesë të mjekëve specialistë. Por ministri Arben Vitia kishte premtuar se së shpejti do të hapet edhe një konkurs tjetër.

“Në mars të këtij viti është hapur konkursi për nevojat e institucioneve publike, i cili është mbyllur tashmë dhe aktualisht pritet të fillojë nënshkrimi i kontratave dhe konkursi i hapur në muajin korriku 2024, për nevojat e institucioneve private, konkurs ky i cili ende është në proces finalizimit”.

spot_img

Të fundit

Sulmet ajrore izraelite vrasin 16 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i...

I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump

Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin...

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7,...

Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje

Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar...

Sulmet ajrore izraelite vrasin 16 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 16 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, përfshirë pesë gra dhe katër...

I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump

Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin Donald Trump u ngritën akuza për armëmbajtje në një gjykatë federale të hënën, një ditë...

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër. Ai gjatë emisionit ka debatuar me analistin...